Kongresmenët amerikanë vizitojnë Preshevën mes shqetësimeve për të drejtat e shqiptarëve në Serbi
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga demokratët, do të qëndrojnë sot në Preshevë, ku pritet të takohen me përfaqësues të pushtetit lokal, partive politike shqiptare dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar. Vizita në këtë qytet në jug të Serbisë, të banuar me shumicë shqiptare, vjen pasi, në fillim të këtij viti, Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një projektligj, që i kërkonte sekretarit amerikan të Shtetit të përgatiste një raport gjithëpërfshirës për pozitën e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës. Projektligji, i iniciuar nga kongresisti Keith Self, parashikon shqyrtimin e disa çështjeve që lidhen me pakicën shqiptare në Serbi, përfshirë pasivizimin...
Burimi:
sot.com.al