Komisionerja Marta Kos viziton Kosovën, takim me Kurtin dhe Haxhiun të premten, fokus te reformat dhe integrimi në BE
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të qëndrojë të premten në Prishtinë në vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë. Sipas një përgjigjeje të BE-së për RTV21, vizita synon të konfirmojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën për përshpejtimin e reformave që lidhen me procesin e integrimit. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Marta Kos do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë reformat drejt BE-së, si dhe shfrytëzimi i mundësive që ofron Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Komisionerja evropiane do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, përfshirë gra udhëheqëse nga sektorë të ndryshëm. Nga BE-ja thuhet...
Burimi:
sot.com.al