Komisionerja Marta Kos për herë të parë vizitë në Kosovë, pritet takim me Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, zhvillon këtë të premte vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë që prej marrjes së detyrës në vitin 2024. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ajo pritet të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë institucionalë të vendit. Sipas njoftimeve zyrtare, fillimisht Kos do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 10:00. “Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Më pas, në orën 10:45, komisionerja europiane do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,...
Burimi:
sot.com.al