“Kjo të jetë xhumaja e fundit”/Imami nga Drenasi lë xhaminë dhe hyn në politikë, i bashkohet Vetëvendosjes, vërshojnë..
“Kam vendosur që nga sot, kjo të jetë xhumaja e fundit, për arsye se kam marrë një rrugëtim tjetër… Nga sot, unë do t’ju kërkoj hallallin…”. Me këto fjalë, Osman Musliu, më 15 maj, ia komunikoi lajmin xhematit në një xhami në Drenas – në qendër të Kosovës – se po hiqte dorë nga detyra e imamit për t’iu futur garës politike për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ky vendim e bëri atë rastin e parë të njohur të një përfaqësuesi të Bashkësisë Islame të Kosovës, që largohet nga funksioni fetar, për t’u përfshirë drejtpërdrejt në politikë. Ai iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje – partisë që ka dalë e para në tri ciklet e fundit zgjedhore në vend – në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare...
Burimi:
sot.com.al