“Jam sulmuar nga banda e tij, më morën…”/ Dhunohet kreu i degës së LVV-së në Skënderaj, akuzon kryetarin e komunës
Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani ka thënë se është sulmuar nga kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. “Te dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbrojë familjen time dhe ftoj familjarët për përmbajtje”, njoftoi Mehani përmes rrjeteve sociale. Policia akoma nuk ka dhënë detaje për rastin. Mehani së fundmi ishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit të financave. Ndërkohë, LVV ka postuar: Sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, është sulmuar brutalisht nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, kandidati për deputet dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani....
Burimi:
sot.com.al