“Iku me vrap pas të shtënave…”/ Detaje të reja nga plagosja e 42-vjeçarit: Shoqërohej nga një këngëtar i njohur..

“Iku me vrap pas të shtënave…”/ Detaje të reja nga plagosja e 42-vjeçarit: Shoqërohej nga një këngëtar i njohur..

Të dhëna të reja po dalin në dritë në lidhje me hetimin e policisë greke për incidentin e rëndë me të shtëna armësh që ndodhi në zonën e Mikrolimanos në Pire dhe ku përfshihej 42-vjeçari me origjinë shqiptare, i njohur si “Titi”, Alesio Xhelo, me një të kaluar të rëndë kriminale dhe i shumëkërkuar në të dy vendet. Sipas burimeve policore, oficerët grekë kanë vazhduar me identifikimin e personit të dytë që shoqëronte 42-vjeçarin, pak para përplasjes me oficerët e policisë të Njësisë së Hetimit të Zhvatjes. Nga hetimi rezulton se ai është një artist i njohur shqiptar nga skena e muzikës, i cili dyshohet se ishte në të njëjtën tavolinë me të akuzuarin dhe tre gra, të cilat tashmë janë thirrur nga autoritetet për...