Helikopteri zjarrfikës rrëzohet në liqenin e Aoos në Greqi, shpëtojnë dy pilotët

Helikopteri zjarrfikës rrëzohet në liqenin e Aoos në Greqi, shpëtojnë dy pilotët

Një helikopter zjarrfikës është rrëzuar në liqenin artificial të Aoos, pranë Metsovos në Greqi, gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri në zonën e Grevenës. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi në momentin kur helikopteri i tipit Bell po merrte ujë nga liqeni. Gjatë tentativës për t’u ngritur, mjeti humbi stabilitetin pasi pjesa e bishtit preku sipërfaqen e ujit, duke përfunduar i rrëzuar dhe më pas i fundosur në liqen. Dy pilotët arritën të dalin në kohë nga helikopteri dhe notuan drejt bregut, ku u ndihmuan nga një varkë. Më pas ata u transportuan me ambulancë në spitalin e Janinës për kontrolle mjekësore. Sipas autoriteteve, gjendja e tyre nuk paraqet rrezik për jetën, shkruan A2CNN. Një dëshmitar okular deklaroi se helikopteri dukej se kishte vështirësi...