Greva për 1 majin, nesër ndërpritet transporti publik dhe lundrimi në Greqi, kërkohet përmirësim i kushteve të punës
Transporti publik dhe lundrimi në Greqi do të përballen nesër me ndërprerje të mëdha për shkak të grevës 24-orëshe të shpallur në kuadër të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Tragetet në të gjithë vendin do të qëndrojnë të ankoruara gjatë gjithë ditës, pas vendimit të Federatës Panhelene të Detarëve (PNO), e cila ka shpallur grevë nga ora 00:01 deri në mesnatë. Greva prek të gjitha kategoritë e anijeve dhe lidhet me kërkesa për forcimin e kontratave kolektive, mbrojtjen e të drejtave sindikale dhe përmirësimin e kushteve të punës në një industri që po ndryshon me shpejtësi nga zhvillimet teknologjike. Në të njëjtën kohë, edhe transporti publik urban dhe hekurudhor do të ndikohet ndjeshëm. Metroja, hekurudha elektrike, tramvaji, trenat dhe linjat suburbane do të qëndrojnë...
Burimi:
vizionplus.tv