Greqi/ Zjarri del jashtë kontrollit në Paros, evakuohen banorët dhe turistët në 10 zona

Greqi/ Zjarri del jashtë kontrollit në Paros, evakuohen banorët dhe turistët në 10 zona

Një zjarr i përmasave të mëdha vijon të përfshijë ishullin grek të Parosit për të dytën ditë radhazi, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve dhe turistëve në disa zona. Erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe duke mbajtur situatën kritike. Flakët shpërthyen mesditën e së martës në zonën Kampi, pranë vendgrumbullimit të mbetjeve të ishullit, ku fillimisht u dogjën mbeturina dhe bimësi e ulët. Më pas zjarri u përhap me shpejtësi në sipërfaqe me bar të thatë, toka bujqësore dhe zona të vështira për t’u arritur. Megjithëse pasditen e së martës situata ishte vënë pjesërisht nën kontroll, ndërprerja e operacioneve ajrore gjatë natës bëri që vatrat të riaktivizoheshin. Flakët avancuan drejt zonave Agkairia dhe Trypiti, ndërsa një...