Gjuriç kundërshtoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, i kundërpërgjigjet BE-ja: Mbetet kusht për përparimin…
Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, i cili së fundmi tha se Kosova “nuk është pranuar dhe nuk do të pranohet” në Këshilli i Evropës. Sipas KosovaPress, BE-ja i ka kujtuar Serbisë detyrimet e saj në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se Beogradi është pajtuar të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës. “Bazuar në Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, Serbia është pajtuar që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në reagimin e BE-së. Brukseli theksoi gjithashtu se zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të mëhershme, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, mbetet kusht për përparimin e të dyja vendeve në rrugën drejt...
Burimi:
sot.com.al