Frika nga “virusi” Orban, BE po përgatit “grackën” për Ballkanin, ja plani për t’u hequr të drejtën e vetos vendeve…
Bashkimi Europian po shqyrton mundësinë që vendeve të reja anëtare t’u mohohet për disa vite e drejta e vetos, në përpjekje për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm politikisht, ndërsa BE synon të pranojë anëtarë të rinj para fundit të dekadës, raporton The Guardian. Sipas planeve që po diskutohen nga Komisioni Europian, shtetet që synojnë të anëtarësohen në BE, si Moldavia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të kishin automatikisht të drejtën për të bllokuar vendime të politikës së jashtme apo çështje të tjera që kërkojnë unanimitet, si taksat. Ideja lidhet veçanërisht me Malin e Zi, vendi kandidat më i avancuar mes nëntë shteteve që synojnë anëtarësimin në BE. Republika me 624 mijë banorë synon të bëhet anëtarja e 28-të e unionit deri në vitin 2028....
Burimi:
sot.com.al