Ish-sekretarja e PD-së, Jola Hysa emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit
Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysa është emëruar si Drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Hysaj zëvëndëson në detyrë, Zana Çelën. Hysa u largua në mars të këtij viti nga Partia Demokratike pas më shumë se dy dekadash angazhim politik. Në postimin ku njoftonte largimin e saj nga PD, Hysa shprehu shqetësimin për mënyrën se si u trajtua funksioni i saj si sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, duke theksuar se kompetencat reale të këtij roli ishin kufizuar ndjeshëm, ndonëse përgjegjësia dhe imazhi publik i funksionit kishin vijuar të përdoren. Ajo kritikoi gjithashtu përjashtimin sistematik nga përfaqësimi në këshillat bashkiakë, sipas saj të individëve me kompetencë dhe integritet, si dhe mënyrën e hartimit të listave të mbyllura për Qarkun e Durrësit....
Burimi:
sot.com.al