Revolta qytetare hyn në muajin e tretë/ Protestuesit në ditën e 61-të grumbullohen para Kryeministrisë për largimin e Ramës
Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në muajin e tretë të saj. Sot shënohen 61 ditë nga nisja e tubimeve të përditshme, ndërsa qytetarët vijojnë mobilizimin në Tiranë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit janë mbledhur këtë të enjte në “Sheshin “Skënderbej”, prej nga ku kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Me pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje kundër qeverisë, ata kanë përcjellë mesazhin se qëndresa do të vijojë edhe pas dy muajsh protestash të pandërprera. Përballë godinës së Kryeministrisë po zhvillohet tubimi me fjalime nga aktivistë dhe qytetarë pjesëmarrës, të cilët shprehin pakënaqësitë e tyre për situatën politike në vend. Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesës së tyre për dorëheqjen...
Burimi:
gijotina.com