Zjarri në Shkozet vihet nën kontroll, 2 efektivë në spital pas asfiksimit

Zjarri në Shkozet vihet nën kontroll, 2 efektivë në spital pas asfiksimit

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Durrës po vijojnë prej më shumë se tre orësh operacionin intensiv për shuarjen e zjarrit të rënë në një magazinë fishekzjarrësh e lodrash në zonën e Shkozetit. Në operacion janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 4 autobotë, 1 autoshkallë dhe 24 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH). Në mbështetje të operacionit janë angazhuar gjithashtu edhe forcat dhe mjetet e Portit të Durrësit, si edhe Stacioni i MZSH-së Shijak. “Falë ndërhyrjes së shpejtë, profesionalizmit dhe koordinimit të të gjitha strukturave të angazhuara, zjarri është vënë nën kontroll. Aktualisht po vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura dhe sigurimin e perimetrit”, thanë autoritetet vendore. Gjatë operacionit, dy efektivë të shërbimit zjarrfikës, Nadir Kapaj dhe Maliq Gjyli, janë...