Ethet afrikane prekin derrat në Serbi, shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë qarqe dhe 52 vendbanime në Serbi, duke nxitur autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në vendet e prekura, njoftuan autoritetet. Për më tepër, në dy ditët e fundit është shfaqur edhe në Bezdan, në kufirin me Kroacinë, dhe në Rrethin Jugor të Baçkës në qytetet Zhabal dhe Gospodinci, tha të shtunën Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiq. Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Rumë, Obrenovac, një pjesë të territorit të Sremska Mitrovicës dhe në Shabac. Të dielën, gjatë një takimi emergjent në Obrenovac për shkak të shpërthimit të etheve afrikane të derrave, Glamoçiq paralajmëroi për asgjësimin gjithnjë e më të shpeshtë dhe të papërshtatshëm të kafshëve të ngordhura dhe theksoi se...
Burimi:
vizionplus.tv