Parandalohet krimi në Divjakë, arrestohen 6 persona, sekuestrohen armë zjarri me silenciator (EMRAT)

Parandalohet krimi në Divjakë, arrestohen 6 persona, sekuestrohen armë zjarri me silenciator (EMRAT)

Një konflikt mes disa personave në Divjakë, mund të kishte përfunduar në tragjedi. Policia njoftoi se në një lokal që është në pronësi të Zeni Kules po ndodhte një konflikt me sende të forta. Menjëherë, shërbimet e Policisë janë afruar në vendngjarje, ku kanë konstatuar dy persona të lënduar, konkretisht Orgito Lamka, 22 vjeç dhe Shahin Xhepexhiu 51 vjeç. Gjatë kryerjes së veprimeve për dokumentimin e plotë të konfliktit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, Policia mori njoftim në rrugë operative se një prej autorëve, Orgito Lamka, disa orë më vonë ishte rikthyer te lokali i armatosur me një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe dyshohet se do të vriste Shahin Xhepexhiu. Ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë parandaloi...