E rëndë në Greqi! E mitura shqiptare abuzohet seksualisht nga bashkëkombësi 14-vjeçar! Adoleshenti bëri edhe video

E rëndë në Greqi! E mitura shqiptare abuzohet seksualisht nga bashkëkombësi 14-vjeçar! Adoleshenti bëri edhe video

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Greqi ku një 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga bashkëkombësi i saj 14-vjeç. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2025, por është bërë publike tani. Adoleshenti përveçëse e detyroi 15-vjeçaren të kryente marrëdhënie pa pëlqim, gjithashtu edhe e filmoi. Pas raportimit të incidentit, autoritetet kryen një kontroll në shtëpinë e të pandehurit 14-vjeçar, ku gjetën dhe sekuestruan media të ndryshme dixhitale. Materiali i sekuestruar është dërguar në Nëndrejtorinë e Hetimeve Mjeko-Ligjore të Greqisë Veriore, ku personel i specializuar po kryen testime laboratorike.