E përditshmja zvicerane: Vuçiq u premton qytetarëve miliona euro për të vazhduar qeverisjen si idhulli i tij Putini
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u premton qytetarëve miliona euro për të mbetur në pushtet dhe planifikon të largohet nga pozita e presidentit të shtetit, vetëm për t’u rikthyer si kryeministër dhe për të vazhduar qeverisjen sipas shembullit të idhullit të tij, presidentit rus Vladimir Putin, shkruan sot gazeta zvicerane Tagesanzeiger. E përditshmja shkruan se Vuçiq ka premtuar pagesa të njëhershme për pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale dhe të “ashtuquajturit veteranë të luftës, të cilët gjatë luftërave të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë u kanë shkaktuar shumë të këqija popujve të tjerë”. Në total, Vuçiq, “politikani më i fuqishëm i këtij vendi ballkanik”, ka premtuar rreth 600 milionë euro, dhe derisa opozita flet për blerje votash, Vuçiq pretendon se udhëhiqet vetëm nga kujdesi për mirëqenien e qytetarëve,...
Burimi:
kohajone.com