‘Makineria jonë elektorale duhet të bëjë transformim jetik’, Rama porosi socialistëve: I gjithë lidershipi i partisë…

‘Makineria jonë elektorale duhet të bëjë transformim jetik’, Rama porosi socialistëve: I gjithë lidershipi i partisë…

Mesazhi i Ramës për të tijtë ishte i qartë në mbledhjen e sotme, teksa fliste për zgjedhjet e ardhshme dhe sesi PS duhet t’i fitojë. Ai tha se tashmë “makineria elektorale e PS” nuk fiton më siç ka fituar duke mobilizuar mirënjohjen nga populli, por tani duhet që të transformohet duke iu përshtatur, siç Rama e quan, epokës së pritshmërive. “Drejtuesit politikë që jemi këtu, drejtuesit e komisioneve parlamentare, grupi parlamentar, kabineti qeveritar, kryebashkiakët dhe i gjithë lidershipi i partisë në territore duhet të jetojë nga sot e tutje me sensin e përparësisë së përditshme. Në epokën e mungesave makineria jonë elektorale ka fituar se ka mobilizuar mirënjohjen për gjithçka është bërë, në epokën e pritshmërive kjo makineri duhet të bëjë transformim jetik sepse mirënjohja...