45 vite nga dasma e shekullit
Showbiz E Mërkurë, 29 Korrik 2026 19:41 Më 29 korrik të vitit 1981, Katedralja e Shën Palit në Londër u kthye në qendrën e vëmendjes botërore, ku Princi Charles, trashëgimtari i fronit britanik, u kurorëzua në martesë me 20-vjeçaren Lady Diana Spencer. Ajo që u cilësua në mbarë globin si “dasma e shekullit”, mblodhi më shumë se 3,500 të ftuar në katedrale dhe u ndoq përmes transmetimit drejtpërdrejt televiziv nga një audiencë rekorde prej mbi 750 milionë shikuesish në mbarë botën. Ceremonia mbretërore dallohej për luksin dhe protokollin e rreptë. Lady Diana mahniti publikun me fustanin e saj historik të nuses me një bisht 7.6 metra të gjatë, i projektuar nga dizajnerët Elizabeth dhe David Emanuel. Përgjatë rrugëve të Londrës, më shumë se 600 mijë...
Burimi:
kohajone.com