“Duam barazi!”/ Studentët shqiptarë në RMV nuk tërhiqen, kërkesë e re institucioneve për provimet në gjuhën shqipe
Pas protestave dhe premtimeve të pambajtura nga qeveria e Hristian Mickoskit, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut i janë drejtuar sërish institucioneve me kërkesën që provimet profesionale të organizohen edhe në gjuhën shqipe. Këtë të premte, ata dorëzuan një kërkesë të re në Ministrinë e Drejtësisë, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, duke kërkuar që të merren masat e nevojshme për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ndryshe nga kërkesat e mëparshme, këtë herë studentët nuk ndalen vetëm te provimi i jurisprudencës. Ata kërkojnë që edhe provimet për noter, përmbarues, si dhe provimet e tjera shtetërore, të zhvillohen në gjuhën shqipe, duke argumentuar se kjo e drejtë parashikohet nga legjislacioni në fuqi. Nismëtari i kësaj iniciative, Mevlan Ademi, tha...
Burimi:
sot.com.al