“Do e kishte spastruar etnikisht Kosovën”, Gërvalla depoziton kallëzim penal për ministren serbe

“Do e kishte spastruar etnikisht Kosovën”, Gërvalla depoziton kallëzim penal për ministren serbe

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dje ka depozituar Kallëzim Penal ndaj ministres serbe Snezhana Paunoviç. Kjo lëvizje vjen pas deklaratave të ministres serbe, e cila tha se nëse do të kishte pasur mundësi do ta kishte ‘spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998’. Gërvalla pas kallëzimit ka deklaruar se deklaratat publike që synojnë të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të trajtohen si retorikë e zakonshme politike, pasi sipas saj, ato mbajnë pasoja të rënda historike, juridike e njerëzore. Më tej, Gërvalla ka theksuar se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit të Kosovës gjatë luftës, ku mbi 10 mijë civilë shqiptarë humbën jetën dhe 1,565 persona ende figurojnë...