BE synon integrim gradual të vendeve të rajonit gjatë procesit të zgjerimit
Liderët e Bashkimit Evropian pritet të konfirmojnë në samitin e tyre dyditor përkushtimin për të mbështetur vendet e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit, ndërsa do të theksojnë rëndësinë e integrimit gradual dhe të reformave në kuadër të procesit të zgjerimit. "Liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të konfirmojnë gatishmërinë për të punuar së bashku me vendet e rajonit, dhe për t’i mbështetur ato në përpjekjet e tyre për reforma në rrugën drejt anëtarësimit në BE". Kjo thuhet në konkluzionet që do të miratohen në fund të samitit dyditor të BE-së, i cili mbahet të enjten dhe të premten. “Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për të çuar përpara integrimin gradual midis Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë vetë procesit të zgjerimit, në një mënyrë të...
Burimi:
syri.net