Arrestimet e drejtorëve serbë/ Analiza e REL: Ndikim te votuesit apo konfrontim politik?

Arrestimet e drejtorëve serbë/ Analiza e REL: Ndikim te votuesit apo konfrontim politik?

Prishtina dhe Beogradi kanë qëndrime të kundërta lidhur me akuzat për presione ndaj punonjësve në institucionet serbe në Kosovë, shkarkime nga puna me motive politike dhe shantazhe të dyshuara në prag të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. Avokati Arbër Jashari, me bazë në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se cenimi i vullnetit të lirë të votuesve përbën vepër penale dhe se institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të reagojnë në raste të tilla. “Prandaj, konsideroj se veprimet e Prokurorisë së Kosovës ndaj disa personave të dyshuar për ushtrim presioni mbi votuesit serbë, janë të duhura për të mbrojtur vullnetin politik të qytetarëve”, thotë ai. Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 19 maj janë ndaluar shtatë drejtorë të institucioneve serbe të shëndetësisë dhe...