Arratiset nga burgu i Kordhialos 48-vjeçari shqiptar, policia greke në alarm
Autoritetet greke kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e një të burgosuri që u arratis mëngjesin e së martës nga burgu i sigurisë së lartë në Kordhialo. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 48-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili po vuante një dënim prej shtatë vjetësh e gjashtë muajsh për posedim, shitje dhe transport të lëndëve narkotike, si dhe për shkelje të legjislacionit për armët. Ai ishte parashikuar të lirohej në korrik të vitit 2031. Arratisja ka vënë në alarm policinë greke, e cila ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa po hetohen edhe rrethanat e sakta të ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, 48-vjeçari ka përfituar nga një moment neglizhence dhe ka arritur të largohet me...
Burimi:
vizionplus.tv