Antonio Costa takohet sot me kryeministrin, Mickoski/ Në fokus integrimi, siguria e bashkëpunimi rajonal
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa në vizitën e tij n Shkup, ditën e sotme do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski. Mediat në Shkup raportojnë se Mickoski do të zhvillojë një takim ‘kokë më kokë’ me Costën dhe më pas do të mbahet një takim mes delegacionit qeveritar dhe delegacionit të udhëhequr nga presidenti i Këshillit Evropian. Më pas, Mickoski dhe Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat në qeveri. Presidenti i Këshillit Evropian ka nisur vizitën e tij ditën e djeshme në Ballkanin Perëndimor, ku po takohet me liderët e rajonit dhe do të bashkëkryesojë Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat më 5 qershor. Costa do të diskutojë për mundësitë dhe sfidat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, integrimin gradual, bashkëpunimin rajonal,...
Burimi:
syri.net