Albin Kurti reagon pas kërcënimeve me jetë nga “Severna Brigada”: I kemi shpallur organizatë terroriste
Një mesazh kërcënimi me jetë për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, është publikuar DJE nga grupi i njohur si ‘Severna Brigada’. Në mesazhin e bërë publik, thuhet: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, çka konsiderohet një përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të Kosovës. “Severna Brigada” është përmendur edhe më herët në lidhje me incidente dhe kërcënime me prapavijë ekstremiste në veri të vendit. Lidhur me këtë kërcënim reagoi vetë Kurti. I pyetur nga gazetarët, Kurti tha se pjesëtarët e kësaj organizate nuk kanë vend në Kosovë dhe se institucionet i kanë shpallur ata organizatë terroriste që në vitin 2023. “Po, ne i kemi shpallur ata organizatë terroriste më 29 qershor të vitit 2023 dhe këto...
Burimi:
sot.com.al