Akuzohet për krime lufte/ Gjykata e Hagës rrëzon sërish kërkesën Mlladiçit, për lirim nga burgu për arsye shëndetësore
Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) ia ka hedhur poshtë përsëri kërkesën Ratko Mlladiçit për lirimin të përkohshëm nga burgu për arsye shëndetësore, ku ai po e vuan dënimin për krime të luftës. Mlladiç, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska – entiteti serb i Bosnjës – u dënua në vitin 2021 me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë. Mekanizmi tha të enjten se ekspertët e pavarur mjekësorë kanë konstatuar se Shërbimi Mjekësor i Njësisë së Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara dhe spitali i burgut po e vëzhgojnë dhe trajtojnë në mënyrë adekuate gjendjen shëndetësore të Mlladiçit. “Ata nuk kanë hasur në mungesë të kujdesit ose trajtimit të duhur, që do ta arsyetonte lirimin e tij”, thuhet në...
Burimi:
sot.com.al