Abdixhiku dhe Osmani tubim me qytetarë te Lugu i Baranit: Kur populli zgjohet, ndryshimi nuk ndalet
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten për presidente Vjosa Osmani, kanë mbajtur një tubim me qytetarë në Lugun e Baranit, nga ku ka përcjellë mesazhe për ndryshim dhe mobilizim politik. Abdixhiku ka theksuar se bashkimi i qytetarëve e kthen shpresën në një lëvizje që nuk mund të ndalet. Postimi i plotë: Nga Lugu i Baranit Kur populli zgjohet, ndryshimi nuk ndalet. Kur njerëzit bëhen bashkë, shpresa bëhet lëvizje. Lidhja është gati!
Burimi:
sot.com.al