2900 të helmuar nga uji në Gostivar, pompat ilegale në lumë dyshohen si shkaku i helmimit masiv, tre zyrtarë në pranga
Vijon të rëndohet bilanci i helmimit masiv në Gostivar, ku numri i të prekurve ka kaluar 2.900. Hetimet kanë zbuluar pompa të paligjshme që futnin ujë nga lumi Vardar në rrjetin e ujësjellësit, ndërsa tre zyrtarë janë arrestuar. Autoritetet mbajnë ende në fuqi ndalimin e përdorimit të ujit të pijshëm. TXT Epidemia e helmimit në Gostivar ka prekur mbi 2.900 persona, ndërsa qindra qytetarë vazhdojnë t’u drejtohen çdo ditë spitaleve me simptoma gastrointestinale. Autoritetet dyshojnë se epidemia lidhet me ndotjen e ujit të pijshëm. Analizat laboratorike kanë zbuluar se në rrjetin e ujësjellësit niveli i baktereve ishte 48 herë mbi kufirin e lejuar. Gjatë një kontrolli në fshatin Vërtok u zbulua se në tubacionin kryesor të ujësjellësit ishin vendosur në mënyrë të paligjshme pompa që...
Burimi:
sot.com.al