Raiffeisen, Intesa, OTP…/ Vodhën qytetarët duke fiksuar interesat, Rumania gjobë 710 mln euro bankave
Raiffeisen Bank Rumani RUMANI-Një skanda ka përfshirë dhjetëra banka në Rumani, ku Këshilli i Konkurrencës i Rumanisë ka vendosur gjoba rekord që arrin në 710 milionë euro në total për vjedhje të qytetarëve përmes fiksimit të interesave të kredisë. Sipas vendimit, bankat e kanë bërë këtë përmes koordinimit gjatë procedurës së përcaktimit të normës referencë ROBOR. Mediat e huaja raportojnë se institucionet e kreditit që merrnin pjesë në procesin e përcaktimit të përditshëm shkëmbyen informacione konfidenciale dhe strategjike, veçanërisht në lidhje me çmimet dhe kuotimet, në vend që të dorëzonin të dhënat e tyre në mënyrë të pavarur. Skema ndikoi drejtpërdrejt në normën referuese të interesit të përdorur për të llogaritur kreditë me normë të ndryshueshme në monedhën kombëtare të dhëna para majit 2019. Hetimi filloi në...
Burimi:
zeri.ai