Qeveria Merz një vit në detyrë – kohë të vështira dhe Trump
A jep kancelari Friedrich Merzaktualisht intervista të zgjeruara, sepse po afron përvjetori i zgjedhjes së tij si kancelar – apo sepse koalicioni që ai drejton, mes CDU‑së, CSU‑së dhe SPD‑së, ndodhet në krizë? Me gjasë, të dyja lidhen me njëra‑tjetrën. Në CDU, por edhe në CSU, po shtohet "gjithnjë e më shumë një pakënaqësi e madhe” ndaj kompromiseve që arrin i ashtuquajturi koalicioni me bazë të gjerë, tha Merz të dielën (03.05.2026) në emisionin e ARD‑së "Caren Miosga”. Edhe vlerësimet në opinionin publik ndaj tij si person janë në rënie të ndjeshme. Në fakt, kriza nisi që në momentin zero të udhëheqjes së tij si kancelar. Më 6 maj 2026, zgjedhja e Friedrich Merz-it në Bundestag u shndërrua në një precedent. Për herë të parë në...
Burimi:
syri.net