‘Hynë 60 mijë emigrantë brenda 24 orëve’ SHBA bën fajtore Spanjën
Shtetet e Bashkuara akuzuan sot Spanjën se po bën përpjekje të qëllimshme për të lehtësuar migracionin e paligjshëm, pas fluksit masiv prej 60 000 emigrantësh në enklavën spanjolle të Ceutës, e vendosur në bregdetin verior të Marokut. “Ky incident i papranueshëm është një rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve të qëllimshme të qeverisë spanjolle për të lejuar dhe lehtësuar imigracionin masiv të paligjshëm në Evropë”, tha Departamenti i Shtetit i SHBA-së në X. Rreth 65 000 emigrantë kanë hyrë në territorin spanjoll, Ceuta nga Maroku gjatë 24 orëve të fundit, përmes rrugëve tokësore dhe detare, sipas vlerësimeve të autoriteteve spanjolle.Rreth 37 500 prej tyre janë rikthyer. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump përdori të premten valën masive të emigrantëve që hynë në enklavën spanjolle të Ceutës, në...
Burimi:
syri.net