VIDEO/ Aksident tek ‘Çesma e Mbretit’, plagoset shoferi i një prej makinave të përplasura

VIDEO/ Aksident tek ‘Çesma e Mbretit’, plagoset shoferi i një prej makinave të përplasura

Një aksident ka ndodhur pak minuta më  parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur ‘Çesma e Mbretit’. Një automjet tip ‘ Audi’ me drejtues shtetasin U. XH është përplasur me mjetin tip ‘Volkswagen’ me drejtues shtetasin N. D, dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i ‘Audit’. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.