Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri

Senati amerikan miratoi në datën 30 korrik rezolutën procedurale, që lejon shqyrtimin dhe votimin në grup të 74 emërimeve të administratës amerikane, përfshirë kandidaturën e Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, sipas ‘foreign.senate.gov’. Rezoluta u miratua me 50 vota pro dhe 47 kundër, sipas linjave partiake, ndërsa tre senatorë abstenuan. Miratimi nuk nënkupton ende konfirmimin e Wendt si ambasador, por i hap rrugën votimit përfundimtar të kandidaturave. Wendt, i nominuar nga presidenti Donald Trump më 13 prill 2026, paraqiti prioritetet e tij para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë më 20 maj. Ai theksoi forcimin e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen, sigurinë kibernetike dhe rritjen e investimeve amerikane. Komisioni e miratoi kandidaturën e tij...