Përhapet një valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik! Autoritetet: Mbizotëron Omicron, me simptoma të lehta
Kina po përballet me një valë të pazakontë verore të Covid-19, me 79 mijë raste të regjistruara gjatë muajit korrik, sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Nga këto, 130 pacientë janë në gjendje të rëndë. Megjithatë, autoritetet shëndetësore theksojnë se nuk ka arsye për alarm. Sipas tyre, shumica e të infektuarve kanë simptoma të lehta dhe niveli i përhapjes mbetet dukshëm më i ulët se ai i vitit të kaluar. Varianti dominues në Kinë vazhdon të jetë Omicron NB.1.8.1, i cili sipas CDC-së ka arritur një nivel të moderuar transmetimi. Të dhënat për javën 13-19 korrik tregojnë se shkalla e testeve pozitive për Covid-19 ka arritur në 16.3%, me një rritje prej 4.3 pikë përqindje krahasuar me javën paraardhëse. Në të...
Burimi:
javanews.al