Presidencialet e 2028-ës, Raporti: Trump u thotë donatorëve se sheh JD Vance si pasardhës
Presidenti amerikan Donald Trump duket se ka dhënë sinjalin më të qartë deri tani për pasardhësin që dëshiron në Shtëpinë e Bardhë. Sipas një raporti të gazetës The Washington Post, ai u ka thënë privatisht donatorëve se synon të mbështesë zëvendëspresidentin JD Vance në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Gjatë një takimi në Zyrën Ovale, Trump është shprehur se, në fund të ditës, duhet të zgjidhet JD Vance. Ky qëndrim ndryshon nga deklaratat e mëparshme publike, ku ai shmangte të favorizonte mes Vance dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio. Edhe pse para donatorëve u shfaq në krah të Vance, Trump vazhdon të kërkojë mendimin e këshilltarëve për të dy politikanët. Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, ai i ka pyetur bashkëpunëtorët edhe gjatë një...
Burimi:
javanews.al