Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Tensionet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni janë përshkallëzuar pas një serie deklaratash publike të shkëmbyera mes dy liderëve. Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC, Trump u shpreh kritik ndaj Melonit, duke deklaruar se ishte zhgënjyer nga qëndrimi i saj në lidhje me çështjen e Ngushticës së Hormuzit. “Meloni më mbështeste me fanatizëm, por nuk e dua as si fanse, sepse nuk më qëndroi pranë, as ajo dhe as NATO, kur lindi çështja e Ngushticës së Hormuzit”, tha presidenti amerikan. Më herët, Trump kishte deklaruar për median italiane La7 se kryeministrja italiane i ishte lutur për të realizuar një foto së bashku gjatë samitit të G7, duke shtuar se “i kishte ardhur keq për të”. Deklaratat e presidentit amerikan...