Përplasje SHBA-Izrael për Libanin/ Trump kërkon tërheqjen: Mbani fjalën e dhënë

Përplasje SHBA-Izrael për Libanin/ Trump kërkon tërheqjen: Mbani fjalën e dhënë

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Izraelit të respektojë marrëveshjen për Libanin dhe të mos mbajë një prani të përhershme ushtarake në jug të vendit. Reagimi i Uashingtonit vjen pas deklaratave të ministrit izraelit të Mbrojtjes, Izrael Katz, i cili tha se trupat izraelite do të qëndrojnë në zonat e sigurisë në Liban. Sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të nënshkruar më 26 qershor, Izraeli kishte rënë dakord të tërhiqej nga territoret që kontrollon aktualisht në jug të Libanit. Në këmbim, qeveria libaneze duhet të ndërmarrë hapa për çarmatosjen e Hezbollahut dhe forcimin e ushtrisë libaneze si forca e vetme e armatosur në vend. Por tensionet janë rikthyer pas deklaratave të ministrit Katz. Gjatë një vizite në zonat e kontrolluara nga...