Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Politikat e emigracionit kanë shkaktuar tensione mes liderëve evropianë gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Evropian, ku në qendër të debatit u vendosën kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez. Debati nisi pasi kryeministrja daneze Mette Frederiksen përshëndeti miratimin nga Parlamenti Evropian të rregullores së re për kthimin e emigrantëve dhe kërkoi një diskutim strategjik mbi politikat e emigracionit në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Pedro Sánchez shprehu kundërshtimin e tij ndaj kësaj qasjeje, duke deklaruar se nuk sheh nevojën për debate të tjera strategjike dhe se rregullorja e re për kthimet nuk do të prodhojë rezultatet e pritshme. Deklaratat e tij sollën reagimin e menjëhershëm të Giorgia Melonit, e cila kritikoi vendimin e qeverisë spanjolle për legalizimin e qindra mijëra emigrantëve pa dokumente. Kryeministrja...