Përplasen trenat në Londër, një viktimë dhe disa të plagosur nga aksidenti hekurudhor

Përplasen trenat në Londër, një viktimë dhe disa të plagosur nga aksidenti hekurudhor

Një makinist treni ka vdekur dhe 89 persona janë plagosur pasi dy trena u përplasën në zonën e Bedford në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në jug të Bedfordit, kur një tren i kompanisë East Midlands Railëay, që udhëtonte nga Corby drejt Londrës, u përplas me një tjetër tren të së njëjtës kompani që po lëvizte nga Nottingham drejt kryeqytetit britanik. Sipas autoriteteve, drejtuesi i trenit që goditi nga pas mjetin tjetër humbi jetën në vendngjarje. Shërbimet e emergjencës raportuan se 89 persona mbetën të plagosur. Prej tyre, 11 pësuan lëndime shumë të rënda, 22 të tjerë u plagosën rëndë, ndërsa 56 morën plagë më të lehta. Në operacionin e shpëtimit u angazhuan dhjetëra ambulanca, ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë mjekësorë. Autoritetet...