PE i jep “Urdhrin Evropian të Meritës” Angela Merkel

PE i jep “Urdhrin Evropian të Meritës” Angela Merkel

Angela Merkel dhe Lech Walesa janë nderuar me Urdhrin Evropian të Meritës nga Parlamenti Evropian, në një ceremoni të organizuar nga institucionet evropiane për të vlerësuar kontributin e tyre në forcimin e bashkëpunimit dhe unitetit evropian. Dekorata për Merkelin vjen në një moment kur në qarqet politike evropiane po diskutohet gjithnjë e më shumë për rolin që ajo mund të ketë në negociatat e ardhshme ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë. Ish-kancelarja gjermane konsiderohet si një nga lideret evropiane me më së shumti përvojë në raportet me Kremlinin, veçanërisht për shkak të kontakteve të gjata politike me presidentin rus, Vladimir Putin dhe rolit të saj në negociimin e marrëveshjeve të Minskut, të cilat synonin uljen e tensioneve në Ukrainë pas konfliktit të vitit 2014. Megjithatë, sipas raportimeve...