Parlamenti izraelit shpërbëhet, zgjedhjet më 27 tetor
Parlamenti i Izraelit votoi sot për t’u vetëshpërndarë, duke lejuar mbajtjen e zgjedhjeve më 27 tetor, në të cilat kryeministri Benjamin Netanyahu pritet të fitojë një mandat tjetër, pavarësisht rënies së popullaritetit. Vetëshpërbërja e Knesetit u votua pasi një sërë ligjesh të diskutueshme u miratuan në minutën e fundit, me të cilat qeveria dëshiron t'u bëjë qejfin partnerëve të saj në koalicionin qeverisës. Propozimi për shpërbërjen e parlamentit u miratua me 62 vota pro nga një total prej 120 deputetësh, raporton The Times of Israel. Askush nuk votoi kundër. Një ditë më parë, parlamenti i Izraelit miratoi reforma gjithëpërfshirëse në media, të propozuara nga Ministri i Komunikacionit Shlomo Karhi, të cilat do të zgjerojnë ndjeshëm kontrollin e qeverisë mbi median elektronike dhe të shtypur. Zgjidhjet...
Burimi:
syri.net