Para skadimit të afatit/ PDK, LDK dhe AAK mblidhen në Kuvend, kërkojnë sonte seancën konstituive
kuvendi i kosoves KOSOVË- Pak orë para përfundimit të afatit kushtetues për konstituimin e legjislaturës së 11-të, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë mbledhur në Kuvend. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që të thërrasë sonte vazhdimin e seancës konstituive, në mënyrë që procesi të përmbyllet brenda afatit të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Sipas LDK-së, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit rrezikon ta çojë Kosovën në një situatë të paqartë kushtetuese. Edhe AAK-ja ka akuzuar LVV-në për shkelje të rendit kushtetues. Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundon sonte në mesnatë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai