NUK NXITOHEM/ TRUMP I VENDOS KUSHTE IRANIT

NUK NXITOHEM/ TRUMP I VENDOS KUSHTE IRANIT

Presidenti Trump ka deklaruar se negociatat me Teheranin po ecin në mënyrë “konstruktive”, ndërsa një marrëveshje e mundshme parashikon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe garanci mbi programin bërthamor iranian. Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha gjithashtu se Uashingtoni nuk do të nxitohet drejt një marrëveshjeje me Iranin, duke theksuar se sanksionet dhe bllokada amerikane ndaj porteve iraniane do të mbeten plotësisht në fuqi deri në arritjen e një dakordësie përfundimtare. Në një postim në rrjetet sociale, Trump shkruan se negociatat mes dy vendeve po zhvillohen në mënyrë të rregullt por thekson se administrata e tij nuk ka ndërmend të ushtrojë presion për një marrëveshje të shpejtë. “Negociatat po ecin në një mënyrë të rregullt dhe konstruktive, dhe unë i kam informuar përfaqësuesit e mi...