Hormuzi/ Irani mbyll derën e paqes për Trumpin, gati operacionin ushtarak
Lindja e Mesme rrezikon të përfshihet sërish nga një valë e re përshkallëzimi. Irani ka paralajmëruar se forcat e tij të armatosura dhe aleatët e Teheranit po përgatiten për një ofensivë të gjerë, ndërsa negociatat me Shtetet e Bashkuara duket se kanë hyrë në ngërç. Një zyrtar iranian, duke folur në kushte anonimiteti për Reuters, ka deklaruar se Teherani po përgatitet të përshkallëzojë veprimet në Ngushticën e Hormuzit dhe në rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme. Sipas tij, nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, Irani mund të ndërmarrë një operacion ushtarak me synimin për të thyer bllokadën detare amerikane ndaj porteve iraniane në Gjirin Persik. Në qendër të krizës ndodhet Ngushtica e Hormuzit, një prej korridoreve më strategjike të tregtisë botërore, përmes së cilës kalon...
Burimi:
ntv.al