Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, ka bërë thirrje për rikthimin e zgjedhjeve në Ukrainë, pavarësisht luftës me Rusinë, në një nga sfidat më të drejtpërdrejta ndaj drejtimit të presidentit Volodymyr Zelensky që nga nisja e pushtimit rus në shkurt 2022. “Demokracia nuk mund të mbahet peng nga Rusia”, tha Fedorov në një video të publikuar të martën. Sipas tij, Ukraina po lufton pikërisht për të mbetur një shtet i lirë evropian. Që prej pushtimit rus, Ukraina ndodhet nën gjendje ushtarake, e cila ka sjellë pezullimin e zgjedhjeve. Fedorov kërkoi krijimin e një mekanizmi ligjor, të sigurt dhe realist që do t’i mundësonte vendit të rikthente procesin demokratik edhe gjatë një lufte të zgjatur. Fedorov u shkarkua papritur nga posti i Ministrit të Mbrojtjes në...