Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj
Një aksident fatal me pasojë vdekjen e dy të rinjve është regjistruar këtë të mërkurë (19 gusht) në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë. Sipas të dhënave paraprake, bëhet me dije se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, përkatësisht të moshën 22 dhe 24 vjeç. Policia ndërkaq po heton për shkaqet e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i plotë: Rreth orës 02:53, të datës 19 gusht 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre. Me...
Burimi:
javanews.al