Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar për tre ditë vendosjen e tarifës 50% ndaj një game të gjerë mallrash kanadeze, e cila pritej të hynte në fuqi mëngjesin e kësaj të mërkure (19 gusht). Trump njoftoi në Truth Social se tarifat do të shtyhen deri më 21 gusht, duke argumentuar se SHBA-ja dhe Kanadaja janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje tregtare. Sipas tij, negociatat kanë shënuar përparim të rëndësishëm. Tarifat e propozuara do të preknin produkte me vlerë rreth 20 miliardë dollarë, përfshirë produkte të qumështit, alkool, mobilje, pajisje industriale, plastikë, veshje dhe mallra të tjera të prodhuara në Kanada. Kryeministri kanadez Mark Carney konfirmoi shtyrjen, duke deklaruar se është bërë “përparim i konsiderueshëm”, por se mbetet ende punë për t’u bërë.  Carney dhe Trump kanë...