Nuk iu gjet vena/ Ekzekutimi me vdekje i të burgosurit në Tenesi shtyhet në minutën e fundit, ai “fitoi” një vit jetë
Ekzekutimi i të burgosurit Tony Carruthers në shtetin amerikan Tenesi u shty të enjten, pasi stafi mjekësor nuk arriti të gjente një venë për injeksionin vdekjeprurës, kanë bërë të ditur autoritetet. Sipas Departamentit të Tenesit, procedurat fillestare u kryen sipas planit, por nuk u arrit vendosja e linjës rezervë siç kërkohet me ligj. Si rezultat, ekzekutimi u anulua dhe guvernatori Bill Lee i dha të dënuarit një shtyrje njëvjeçare. Carruthers, i cili ka kaluar mbi 30 vite në burg, është shpallur fajtor për vrasjet e tre personave në vitin 1994, por ai ka mbajtur gjithmonë qëndrimin se është i pafajshëm. Avokatja e tij dhe organizatat kundër dënimit me vdekje e kanë cilësuar incidentin si shqetësues dhe kanë kritikuar përdorimin e injeksionit vdekjeprurës, duke kërkuar më...
Burimi:
top-channel.tv